Thursday / November 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Raporti: Deri në 75% e marrëdhënieve të eksportit nuk mbijetojnë vitin e parë

Share Share Icon

Deri në 75% e marrëdhënieve të eksportit të bizneseve shqiptare që vetëm eksportojnë ndërpriten brenda vitit të parë, ndërsa pas shtatë vjetësh vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre vazhdon të jetë aktive.

Të dhënat tregojnë vështirësitë e kompanive shqiptare për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme tregtare me blerësit e huaj.

Sipas studimit të Bankës Botërore, “Lidhja e bizneseve me tregjet: Të dhëna nga portet dhe pikat kufitare për qëndrueshmërinë e eksporteve në Shqipëri”, të publikuar në tetor 2026, norma e mbijetesës së marrëdhënieve të eksportit gjatë vitit të parë varion nga 25% në transportin ajror në 35% në portet detare.

Në pikat kufitare tokësore, 32% e marrëdhënieve të eksportit mbeten aktive pas vitit të parë, ndërsa në terminalet e brendshme doganore kjo përqindje është 30%.

Situata bëhet më e dukshme në periudha më të gjata. Pas pesë vjetësh, mbijetojnë vetëm 3% e marrëdhënieve të eksportit përmes transportit ajror, 4% përmes terminaleve të brendshme, 7% përmes pikave kufitare tokësore dhe 8% përmes porteve detare. Në vitin e shtatë, këto përqindje zbresin përkatësisht në 1%, 2%, 4% dhe 5%.

Analiza mbështetet në të dhënat doganore të periudhës 2017–2023 dhe ndjek vazhdimësinë e marrëdhënieve tregtare sipas kompanisë, produktit, tregut të destinacionit dhe portit apo pikës kufitare të përdorur. Ndërprerja e një marrëdhënieje eksporti nuk nënkupton domosdoshmërisht mbylljen e kompanisë.

Bizneset që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë shfaqin qëndrueshmëri më të lartë sesa kompanitë që vetëm eksportojnë.

Për këtë kategori, norma e mbijetesës gjatë vitit të parë arrin në 42% në terminalet e brendshme, 36% në portet detare dhe 34% në transportin ajror dhe pikat kufitare tokësore. Edhe për këto ndërmarrje, vazhdimësia e marrëdhënieve tregtare bie ndjeshëm me kalimin e kohës. Pas shtatë vjetësh, vetëm 3–5% e marrëdhënieve të eksportit mbeten aktive, në varësi të kanalit të transportit.

Banka Botërore identifikon madhësinë fillestare të eksporteve dhe diversifikimin e produkteve si faktorë të lidhur vazhdimisht me probabilitetin më të lartë të mbijetesës në tregjet ndërkombëtare. Eksporti i disa produkteve shoqërohet me një rritje të vlerësuar prej 5.3 deri në 7 pikë përqindjeje të probabilitetit të vazhdimësisë së marrëdhënieve tregtare, sipas llojit të portit.

Edhe diversifikimi i tregjeve të destinacionit lidhet me qëndrueshmëri më të lartë në analizën sipas kategorive të porteve, megjithëse rezultatet ndryshojnë ndërmjet pikave kufitare individuale. Studimi rekomandon që reformat logjistike të shoqërohen me masa për rritjen e kapaciteteve të eksportuesve, diversifikimin e produkteve, certifikimin e cilësisë dhe përmirësimin e aksesit në financimin e tregtisë./N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ekonomia shqiptare me rritjen më të ulët në rajon, pa rolin e taksave dhe administratës publike

Ndonëse Shqipëria kishte rritjen më të lartë në rajon në vitin 2025, nëse do të hiqej kontributi i taksave neto dhe administratës publike, renditja...

2 hours më parë 6 Min Lexim

Në 13 vite, Kukësi zbret nga 50% në një të tretën e nivelit ekonomik të Tiranës

Pabarazitë ekonomike mes qarqeve të vendit po thellohen, ndërsa Kukësi, një nga qarqet më të varfra të Shqipërisë, po largohet gjithnjë e më shumë ...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!