Thursday / November 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Nafta dhe benzina ulen me 3 lekë për litër

Share Share Icon

Bordi i Transparencës uli me 3 lekë për litër çmimet tavan të naftës dhe benzinës në mbledhjen e 19 nëntorit, krahasuar me vendimin e një dite më parë.

Çmimi maksimal me pakicë i naftës zbriti nga 204 në 201 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës nga 163 në 160 lekë për litër. Gazi për automjete mbeti në 71 lekë për litër.

Me 3 lekë për litër u ulën edhe çmimet tavan me shumicë. Për naftën, çmimi zbriti nga 192 në 189 lekë për litër, ndërsa për benzinën nga 151 në 148 lekë për litër.

Çmimi me shumicë i gazit për automjete mbeti i pandryshuar, në 59 lekë për litër.

Për aktivitetin e peshkimit, çmimi i naftës u ul me 4 lekë për litër, nga 109 në 105 lekë për litër.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Në 13 vite, Kukësi zbret nga 50% në një të tretën e nivelit ekonomik të Tiranës

Pabarazitë ekonomike mes qarqeve të vendit po thellohen, ndërsa Kukësi, një nga qarqet më të varfra të Shqipërisë, po largohet gjithnjë e më shumë ...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani; Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit. Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë...

6 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!