Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodër, ku një prej tyre ka mbetur i dëmtuar në fytyrë. Ngjarja mori veprime proceduriale nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP).
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, më datë 18.11.2026 AMSEVP ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, të parashikuara nga nenet 89, 22 dhe 324/a të Kodit Penal. Po ashtu, shtetasi A.O. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 89 dhe 22 të Kodit Penal.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale rezultoi se këta dy shtetas, që vuajnë dënimin në IEVP Shkodër, janë konfliktuar me të dënuarin S.G., duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në fytyrë. Në vijim të veprimeve nga AMSEVP janë ushtruar kontrolle në dhomat e personave të përfshirë në konflikt; në dhomën e shtetasit S.O. është konstatuar një aparat telefonik, send i ndaluar në ambientet e burgut.
Materialet proceduriale të formuara pas ngjarjes i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e kryerjes së veprimeve të tjera procedurale. Njoftimi mbi ngjarjen është shpërndarë nga Top Channel.
