Berisha: “930 milionë euro të lëna para xhepi”, buxheti real 5.5 miliardë, jo 10; pensionistët vetëm 1% e GDP-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është kthyer kritikave ndaj qeverisë për mënyrën si i administron dhe i harxhon paratë publike, duke vënë në shënjestër ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Sipas tij, megjithëse ekzekutivi e paraqet këtë buxhet si më të madhin e të gjitha kohërave, pensionistët kanë mbetur me një shumë të pamjaftueshme, ndërkohë që kostot operative të administratës janë jashtëzakonisht të larta. Ai kërkoi që fondet për pensionistët të dyfishohen.

Të lidhura

None found

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro”, u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi këtë si një spekulim madhor dhe shpjegoi se nëse llogaritja bëhet me kursin e këmbimit të vitit 2013, pas 14 vjetësh bëhet fjalë për një buxhet prej 5.5 miliardë eurosh, nga 4 miliardë që kishte qenë buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme.

Nëse i referohemi vitit 2015, shtoi ai, me kursin e këmbimit që ai pretendon se bazohet te “narkoeuro”, buxheti arrin në 6.5 miliardë euro. “Kjo është e vërteta”, tha ai.

Sa i përket mënyrës se si shpërndahet ky buxhet, Berisha deklaroi se ajo është “vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”. Në një buxhet prej 10 miliardë eurosh, pensionistëve u është lënë vetëm 1 përqind e GDP-së.

Sipas tij, atyre u janë ndarë gjithsej 300-350 milionë euro, çfarë për 760 mijë qytetarë përbën përqeshjen më të madhe. Kjo kërkon minimalisht dyfishimin e kësaj shifre, nga 300-350 që varion, në 700 milionë euro.

“Dhe kjo vetëm si hapi i parë. Ku do gjenden? Tek hajdutët. Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh, shpenzimesh të administratës. Shpenzime operative. Udhëtime dhe fjetje në hotel me 5 yje”, vijoi Berisha.

Ai e cilësoi këtë si “krim, krim i shëmtuar” dhe shtoi se këtu përfshihen edhe paratë e check-up-it dhe të koncesioneve, të cilat sipas tij shkojnë në mënyrë pasive në llogaritë bankare të Edi Ramës dhe të “hajdutëve të tij”.


Shtuar më 19.11.2026 12:57

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş