Luajti me Messin, u përball me CR7 dhe veshi fanellën e Milanit: Kush është argjentinasi me origjinë nga Berati

Mateo Musacchio, ish-mbrojtësi argjentinas, ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Ai u formua në akademinë e River Plate në Argjentinë dhe në vitin 2009 kaloi në Evropë, fillimisht te të rinjtë e Villarrealit.

Në vitin 2010, ai u promovua në ekipin e parë të “nëndetëses së verdhë” spanjolle, ku qëndroi për shtatë sezone. Gjatë kësaj periudhe, ai u ndesh disa herë me Cristiano Ronaldon, i cili në atë kohë luante për Real Madridin. Në vitin 2017, Musacchio kaloi te Milani në Serie A për shumën e 18 milionë eurove.

Të lidhura

None found

Megjithatë, përvoja e tij te kuqezinjtë nuk doli ashtu siç shpresohej. Më vonë, ai u transferua te Lazio pa pagesë. Në vitin 2021, në moshën 31-vjeçare, Musacchio i dha fund karrierës së tij si futbollist, me Lazio që u bë skuadra e tij e fundit.

Përveç kësaj, Mateo Musacchio ka qenë pjesë e kombëtares argjentinase, ku ka luajtur në të njëjtin ekip me Lionel Messin, por pa lënë gjurmë të mëdha, pasi ka mbledhur vetëm katër ndeshje me “Albicelesten”. Por cila është lidhja e tij me Shqipërinë?

Ai ka lindur më 26 gusht 1990 në Rosario të Argjentinës, por gjyshërit e tij ishin me origjinë arbëreshe nga Portocannone, një qytet në rajonin e Molise në Itali.

Mbiemri i tij është tregues i qartë i kësaj lidhjeje: Musacchio vjen nga fisi historik i Muzakajve, qendra e të cilit ndodhej në Berat. Në vitin 2017, kur u prezantua te Milani, klubi italian vuri në dukje origjinën shqiptare të ish-mbrojtësit.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş