
Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën “Zenel Mura” në Vlorë, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, një 50-vjeçar, ka mbetur i plagosur, duke pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit.
Në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.