Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë

19 Nëntor 2026 | 13:47

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka vlerësuar vendimin e Danimarkës për rihapjen e ambasadës së saj në Tiranë, duke e cilësuar si një dëshmi të besimit ndaj Shqipërisë dhe një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm.

“Diskutuam për mënyrat se si mund të thellojmë dialogun politik dhe të zgjerojmë shkëmbimet tregtare dhe investimet, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm. Në të tria këto fusha, ekspertiza daneze dhe ambiciet e Shqipërisë plotësojnë natyrshëm njëra-tjetrën, me potencial real për bashkëpunim konkret dhe me përfitim të ndërsjellë.

Falënderova Danimarkën për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për një proces zgjerimi të besueshëm e të bazuar në meritë.

Si aleatë në NATO, ndajmë gjithashtu një interes të drejtpërdrejtë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike. Ambasadore Holmsgaard, mirë se vini në Shqipëri. Pres me kënaqësi të punojmë ngushtë së bashku dhe ta shndërrojmë këtë prani të ripërtërirë daneze në një partneritet edhe më të fortë mes vendeve tona”, shkruan Hoxha mes të tjerash  në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%. Asnjë pension nën 200 euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë një konference për mediat në selinë e PD-së se pagat e ulëta duhet të rriten me 50%,...
12:57 | 19/11/2026

Vjedhja e pensioneve në Durrës, Tabaku kërkon transparencë: Ku kanë përfunduar paratë e pensionistëve?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për çështjen e vjedhjes së pensioneve në Postën e Durrësit, pas njoftimit të SPAK për nisjen...
12:10 | 19/11/2026

Ina Zhupa: Rama kundër PE, refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugë për ndërtimet në zonat e mbrojtura

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi këtë të enjten në një konferencë për mediat se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dalë kundër kërkesave...
12:03 | 19/11/2026