Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë
Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiç, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të deputetëve.
Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota.
Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri.
Pas votimit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare.
“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Çupiç në fjalimin e tij.
“Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, shtoi ai.
Votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë u zhvillua në ditën e tretë të seancës konstituive.
Çupiq është docent në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit.
Sipas biografisë së shkurtër të publikuar në faqen e studentëve, Çupiç ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ka përfunduar studimet, magjistraturën dhe doktoraturën në këtë fakultet, ku punon në Katedrën e Trafikut Postar dhe Rrjeteve. Puna e tij shkencore përqendrohet te vendimmarrja dhe optimizimi në shërbimet postare e logjistikë.
Ai është nënshkrues i nismës “Mbështetja universitare” dhe ka mbështetur protestat studentore. Në serën e tij në Sopot strehoi studentët që po ecnin drejt Kragujevcit, ndërsa më pas iu bashkua edhe vetë marshimeve të mëdha.
Krahas punës akademike, që nga viti 2017 merret me prodhimin organik të frutave dhe perimeve.
Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
- 13:47 Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë
- 13:45 Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme
- 13:39 Pas 13 vitesh pritjeje, publikohet GTA VI! Rekord historik, 17 milionë kopje të shitura
- 13:30 Aksident në rrugën “Zenel Murra” të Vlorës, benzi përplaset me motorin, plagoset drejtuesi
- 13:18 Nga ushqimet e konservuara te gjeneratorët, pse gjithnjë e më shumë njerëz po përgatisin çanta mbijetese
- 13:18 Gjykata e OKB-së shpall fajtor Mianmarin për gjenocid kundër Rohingya-ve