Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reforma Zgjedhore, Komisioni kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve ligjore

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Punimet/ Devijohet qarkullimi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë
    Ekonomi

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    November 19, 2026

    Tirana do të mirëpresë në 25 dhe 26 nëntor edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), takimin më të madh të 2026-s, ku vendet e rajonit ulen në një tryezë me investitorë, partnerë dhe institucione financiare europiane.

    Motoja e konferencës ilustron qartë qëllimin e saj: Ballkani Perëndimor, kufiri i ri i investimeve europiane. Një rajon, në gjendje për të përthithur investime, ide, kapitale dhe mundësi si kurrë më parë.

    Mes personaliteteve të nivelit të lartë do të jenë Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ish-Presidenti i Këshillit Evropian,  Charles Michel, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare, politikëbërës, drejtues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfshirë BERZH-in dhe Bankën Botërore, përfaqësues të fondeve të investimit, startup-eve dhe investitorë ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë perspektivat dhe përvojat e tyre mbi potencialin dhe mundësitë e reja të investimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Përgjatë dy ditëve, konferenca do të zhvillohet në kuadër të shtatë sesioneve tematike, të ndërlidhura nga një vizion i përbashkët strategjik: shndërrimi i interesit dhe potencialit ekonomik të rajonit në investime konkrete, të qëndrueshme dhe afatgjata, duke nxitur integrimin më të thellë ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun evropian dhe atë global.

    Shqipëria e pret këtë konferencë me portofolin më të madh të investimeve në historinë e saj. Në vitin 2025, ekonomia shqiptare tërhoqi shifrën rekord prej 1.64 miliardë eurosh investime të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se për herë të parë, në 2026, vendi mund të kalojë kufirin e 2 miliardë eurove.

    Konferenca nxit përshpejtimin e investimeve dhe mbështet rrugën e mëtejshme të integrimit europian, në prag të një viti kyç si 2027, kur synohet mbyllja e negociatave të të gjithë kapitujve.

    Edicioni i dytë pason atë të vitit 2025, kur forumi i parë në Tiranë solli në tryezë marrëveshje dhe projekte me potencial mbi 4 miliardë euro, bashkë me zotimin se takimi do të kthehej në traditë vjetore.

    Ballkani Perëndimor BE investimeve konferenca
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reforma Zgjedhore, Komisioni kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve ligjore

    November 19, 2026

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    November 19, 2026

    Punimet/ Devijohet qarkullimi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet

    November 19, 2026

    Cristiano Ronaldo “i hyn” kinemasë/ Ylli i futbollit do të debutojë si aktor në një film serial

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.