Volkswagen zbulon T-Roc R të ri, SUV-in më të fuqishëm që marka ofron në Evropë

Volkswagen ka zbuluar gjeneratën e re të T-Roc R, që cilësohet si SUV-i me performancën më të lartë që prodhuesi gjerman ofron aktualisht në tregun evropian, me 329 kuaj fuqi dhe zgjidhje teknologjike të avancuara për sjellje më dinamike.

Nën kapot ndodhet një motor 2.0-litërsh turbo me katër cilindra, i aftë të gjenerojë 329 kuaj fuqi.

Të lidhura

None found

Për herë të parë në një model R, Volkswagen ka vendosur një sistem hibrid të butë 48 volt, shoqëruar me një kompresor elektrik që e bën motorin më të përgjegjshëm gjatë përshpejtimeve.

Forca dërgohet në të katër rrotat nëpërmjet një transmisioni automatik me shtatë marshe dhe sistemit 4MOTION.

Përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h kryhet për 5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e limituar elektronikisht në 250 km/h.

Në paketën e tij përfshihen modalitetet e drejtimit Race, Drift dhe Special, ku ky i fundit është zhvilluar posaçërisht për pistën legjendare të Nürburgring.

Kabina ofron ndenjëse sportive, një timon me emblemën R dhe një ekran dixhital që shfaq informacione të hollësishme rreth performancës.

Në Gjermani, çmimi bazë i Volkswagen T-Roc R nis nga 59,995 euro, dhe modeli pritet të renditet ndër SUV-të sportive më tërheqëse të markës gjermane.


Shtuar më 19.11.2026 15:06

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş