Partia Demokratike e Kosovës: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore

19 Nëntor 2026 | 15:09

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media foli për ndryshimet e Ligjit për Specialen. Ajo tha se nisma, që nisi si e PDK-së, tashmë është nismë shtetërore.

“Kjo nismë që filloi si nismë e PDK-së, sot është nismë shtetërore, dhe unë po besoj që ky ka qenë qëllimi ynë dhe kjo ka qenë thirrja që na është bërë ditë e natë në sheshet në Prishtinë e anekënd ku jetojnë shqiptarët.

Ne sigurisht që kemi vlerësuar se edhe ligji i kaluar ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm, mirëpo në momentet e fundit kemi pranuar disa sugjerime konkrete nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të cilët me dashamirësi, me qëllim të mirë, kanë synuar ta mbështesin këtë projekt në mënyrë që ta bëjnë më të qëndrueshëm juridikisht”, u shpreh Çitaku.

Ajo tha se përgjatë kohës sa do të zgjasë procesi i Apelit, do të ketë edhe nisma tjera teksa shtoi se ky është vetëm hapi i parë.

“Do të rezervohem të flas për specifikat, sepse ky tashmë nuk është vetëm ligj i PDK-së, dhe ky fakt më gëzon shumë”, tha ajo

“Ligji që miratohet në Kuvend dhe që ka zotimin e qeverisë për zbatim, nuk mbetet vetëm një copë letër. Përveç Ligjit, ne jemi dakorduar me zotëri Kurti edhe për një varg hapash tjerë që do t’i ndërmarrim në kuadër të institucioneve. Do të rezervohem të flas për detajet dhe përmbajtjen e këtij ligji”, theksoi Çitaku.

Ajo tha se kjo nismë e re ligjore, apo Ligji i ri, do të vijë në Kuvend javën tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat...
14:32 | 19/11/2026

Kurti kërkon Ligj të ri për Specialen: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hartimin e një draftligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se ai pritet të...
13:45 | 19/11/2026

Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit...
12:33 | 19/11/2026