Braktisi makinën me 12 kg kanabis në aksin Tiranë-Elbasan, arratiset i riu! Pranga 22-vjeçarit që e shoqëronte
Një rast i trafikimit të drogës është goditur në kryeqytet. Policia bën me dije se në pranga është vënë 22-vjeçari, Flavio Ismalaj ndërsa është shpallur në kërkim një bashkëmoshatar i tij, Mariglen Vata.
Mësohet se 22-vjeçarit në kërkim i është bërë shenjë ndalimi nga policia teksa ai nuk është bindur. Ai ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.
Gjatë ndjekjes, policia konstatoi se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga një automjet tjetër. Shoferi i këtij mjeti më pas u vu në pranga.
Polici shton se në mjetin e braktisur u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
“Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Risia”. Sekuestrohen mbi 12 kg Cannabis në trajtë xhelatinoze që ishin përgatitur për t’u shitur në vendin tonë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari që transportonte lëndën, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në orët e para të mëngjesit. Arrestohet bashkëpunëtori i tij, i cili kontrollonte itinerarin e lëvizjes së automjetit me lëndë narkotike.
22-vjeçari i arrestuar gjithashtu mbante në banesë, sasi Kokaine. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan.
Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.
Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga.
Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë. Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
Aksident në rrugën “Zenel Murra” të Vlorës, benzi përplaset me motorin, plagoset drejtuesi
Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon në qeli
- 15:15 Kryeministri Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz
- 15:09 Partia Demokratike e Kosovës: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore
- 14:42 Bosnja ia ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
- 14:37 Zelensky dhe të dërguarit e SHBA-së mbërrijnë në Gjermani për samitin e Ukrainës
- 14:32 Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë
- 14:28 Marrëveshja 650 mln euro/ Shitet Fibank, gjiganti grek Eurobank hyn në tregun shqiptar