Çështje e detyrimeve të praprambetura, kryesisht e pagave të lojtarëve, është kthyer në një problem shqetësues për klubt e futbollit në Shqipëri. Aktualisht janë 6 klube të cilat e kanë të ndaluar të bëjnë merkato për shkak të detyrimneve të prapambetura, referuar portalit të FIFA-s.
Klubi më me shumë çështje është Flamurtari. Vlonjatët kanë humbur 6 gjyqe në FIFA dhe aktualisht kanë 18 seksione në merkato të bllokuara. Pra 9 vite. Jo pas mbetet edhe Tirana që 5 çështje të humbuara dhe 15 seksione në merkato të bllokuara.
Më pas vjen KS Luftëtari me 4 çështje, por ky klub tashmë ka falimentuar dhe për qytetin e Gjirokastrës është krijuar Akedemia e Futbollit Luftëtari. Me 2 çështje është Valbona, ndërsa nga 1 çështje ka Dinamo, Bylisi, Kukësi dhe Oriku. Këta të fundit gjithsesi kanë një precedentë, pasi pavarësisht se figurojnë të bllokuar në faqen e FIFA-s, kanë regjistruar lojtarë pa problem në Shqipëri dhe tashmë luajnë në Kategorinë e Parë.
Klubet që kanë dënime, sipas numrin të tyre
Flamurtari (6), Tirana (5), KS Luftëtari (4), Valbona (2), Dinamo, Kukësi, Bylis dhe Oriku nga (1).
Për t’u theksuar se në përgjithësi, sidomos klubet e Superligës, ia kanë dalë të pagujnë dënimet të rregjistrojnë lojtarët e rinj në merkato, por kjo shpesh ka hapur probleme. Vllaznia në verë luajti me shumë pak lojtarë në dispozicion në Kupat e Evropës, ndërsa Tirana e nisi sezonin e ri vetëm me lojtarët e sezonit të kaluar.











Komente
Komento