Ish-futbollisti holandez Rafael van der Vaart ka bërë një koment mjaft të ashpër për paraqitjen e lojtarëve ndaj Gjermanisë, duke mos i kursyer kritikat për mentalitetin dhe qëndrimin e tyre në fushën e lojës.

“Pas fitores së thellë ndaj Greqisë, ndoshta disa menduan se ndeshja do të ishte e lehtë, por kjo nuk është pozitive. Mund të ndodhë që kundërshtari ta mbajë topin më gjatë dhe të detyrohesh të tërhiqesh, por qëndrimi i lojtarëve që pashë ishte shqetësues. Ata lëviznin në fushë si thasë me patate. Dukeshin të frikësuar dhe pa vullnet për të luajtur. Me një mentalitet të tillë nuk mund të arrish larg”, përfundoi Van der Vaart.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb