SPAK merr në hetim zhdukjen e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dyshime për përfshirjen e deputetes së PS, Etleva Budini

Kryesore

Publikuar: 19/11/2026

SPAK merr në hetim zhdukjen e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dyshime për përfshirjen e deputetes së PS, Etleva Budini

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për dosjen e zhdukjes së 69 milionë lekëve të rinj nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit. Këtë të enjte, 19 nëntor, në SPAK u hodh shorti ku është caktuar edhe prokurori që do të marrë në shqyrtim çështjen.

Shkak për këtë lëvizje janë dyshimet se përvetësimi i shumës, e cila kap vlerën e rreth 700 mijë eurove, mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Sipas burimeve, hetimet mund të shtrihen edhe drejt ish-zyrtarëve, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar por pavarësisht përpjekjeve për të mësuar emër apo emra konkret, nuk u dha konfirmim zyrtarë. 

Ngjarja u zbulua pas një kontrolli të brendshëm të Postës Shqiptare, ku rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin regjistruar si transferta drejt degëve të Shijakut dhe Krujës, por nuk kishin mbërritur asnjëherë në destinacion.

Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për 11 mandat-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar lëvizjen e shumave të parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit.

Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini, ish-drejtoreshë e Postës Shqiptare në Durrës. 

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës

Sondazhi është joaktiv.