
Nënkryetari i PD-së Këlliçi denoncoi sot Buxhetin 2027, për të cilin tha se shton varfërinë në vend.
Deputeti demokrat u ndal edhe te përpjekjet e forcës politike ku bën pjesë për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë në vend.
Sipas tij, zondazhet tregojnë se opozita e bashkuar i ka të gjitha mundësitë që të fitojë bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.
“Deputetë të opozitës padiskutim kanë bërë oponencën për një buxhet që vetëm thellon varfërinë. Janë alokuar 300 mln euro për pensionistët dhe kjo është e turpshme. Trefishi i kësaj vlere 930 mln euro janë të planifikuar për dieta, udhëtime të zyrtarëve arredime apo shpenzime të qeverisë. Jemi duke bërë cdo hap të mundur me thirrje publike apo takime. Ne i jemi drejtuar të gjitha partive politike opozitare t’i përgjigjen të gjitha forcat pozitivisht. Ka edhe komunikim publik. Fillimisht duhet të bien dakord. Ne nuk po kërkojmë që në këtë koalicion të vijnë për t’u shkrirë në një me PD, jo. Ne po themi të bashkojmë forcat të largohet Edi Rama. Sepse edhe sondazhet e fundit tregojnë se Tiranë është plotësisht e arritshme për ta fituar një kandidat i opozitës nëse të gjithë faktorët opozitarë bashkohen. Nëse dalim me kandidatura të përbashkëta edhe më 9 maj, nëse do ketë zjgehdje ne mund t’i japim goditjen më të madhe qeverisjes së Ramës. Flor Binaj është një kandidaturë shumë e mirë, jeton me ndershmëri, por vetëshpallja e tij si kanddiat ësthë akt i nxituar. Ka një procedurë shumë më të gjatë kur duam që gjithë faktori opozitar të bashkohet për të dalë në një kandidaturë të përbashkëta sepse në të njëjtat pozita është edhe Alimehmeti, një mjek shkëlqyer.Forumet e PD po vlerësojnë kandidaturat për zgjedhjet. Të gjithë ne, PD si partia më e madhe e opozitës të gjitha partitë e tjera, shoqëria civile studentët përfaqësuesit e flamingove nëse biem dakord për largimin e Ramës, të lëmë menjëanë egon personale. Pra të largojmë Ramën të krijohet qeveri teknike…Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk pranojmë kushte”, tha ai.