Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit në Tiranë, Apeli liron nga burgu kamarierin! I cakton masën ‘arrest shtëpie’

Politikë

Publikuar: 18/11/2026

Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit në Tiranë, Apeli liron nga burgu kamarierin! I cakton masën ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga burgu dhe ka caktuar masën arrest shtëpie për Enea Zyferin kamerieri i lokalit të Armand Shakajt, ky i fundit i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçit në Tiranë në qershor të këtij viti.

Ndaj tij  rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

Trupi i pajetë i të riut Eglant Koci, u gjet në një humnerë në një zonë të thellë ne kufi mes Tiranës dhe Elbasanit, më 18 qershor.  Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e një kamerieri në lokalin e Armand Shakajt, I cili e pa shefin e tij të dalë nga zyra me qese të zeza, ku mendohet se kishte future trupin e copëtuar të të riut, pasi e kishte vrarë në zyrën e tij.

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës

Sondazhi është joaktiv.