Federatat e sportit kërkojnë pagesa të menjëhershme dhe paralajmërojnë veprime të koordinuara

Pjesa dërrmuese e federatave sportive në Kosovë ka shprehur shqetësim në lidhje me vonesat në dhënien e financimit publik, duke kërkuar nga institucionet që të përmbushin detyrimet financiare dhe të paraqesin një plan konkret pagesash brenda shtatë ditëve.

Përfaqësuesit e shumicës së federatave sportive të Republikës së Kosovës kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës ngrenë shqetësime për gjendjen financiare të sportit të organizuar në vend.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e lëshuar pas takimit të 18 nëntorit në Prishtinë, federatat vënë në dukje se gjatë këtij viti shumë prej tyre nuk i kanë marrë këstet e parashikuara të financimit nga institucionet, pavarësisht se këto detyrime janë të përcaktuara në memorandumet e bashkëpunimit me ministrinë përgjegjëse për sportin.

Sipas tyre, në disa raste deri në muajin nëntor janë bërë vetëm pagesat e tremujorit të parë, gjë që e ka vështirësuar funksionimin e federatave, shlyerjen e detyrimeve ndaj klubeve, sportistëve dhe trajnerëve, si dhe organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare.

Prandaj, federatat kërkojnë që të kryhen menjëherë pagesat e mbetura, të bëhen transparente arsyet e vonesave, të hartohet një kalendar i sigurt pagesash dhe të ngrihet një mekanizëm që siguron financim të rregullt edhe për vitet e ardhshme.

Po ashtu, ato kërkojnë organizimin e një takimi të përbashkët me Ministrinë përgjegjëse për Sportin, Agjencinë e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për të gjetur zgjidhje konkrete.

Federatat u kanë dhënë institucioneve një afat prej shtatë ditësh kalendarike nga dorëzimi i deklaratës për të dhënë përgjigje zyrtare dhe për të paraqitur një plan të qartë veprimi.

Në të kundërt, ato paralajmërojnë se do të shqyrtojnë hapa të mëtejshëm të përbashkët, përfshirë edhe mundësinë e rishikimit të organizimit të aktiviteteve sportive, duke theksuar se pa mbështetjen e nevojshme financiare nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre.

Në fund, përfaqësuesit e federatave kanë nënvizuar se kjo deklaratë nuk është kundër institucioneve, por një thirrje për përgjegjësi dhe respektim të zotimeve ndaj sportit në Kosovë.


grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş