Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret

19 Nëntor 2026 | 16:12

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit, në të dyja senset e lëvizjes.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, kufizimi do të bëhet për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III”.

“Punimet do të nisin sot, më 19 nëntor, në orën 22:00 dhe do të vijojnë deri nesër, më 20 nëntor, në orën 05:00”, thuhet në njoftim.

ARRSH bën me dije se kontraktori ka marrë masat për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën ku do të kryhen punimet.

Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braktisi makinën me 12 kg kanabis në aksin Tiranë-Elbasan, arratiset i riu! Pranga 22-vjeçarit që e shoqëronte

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në kryeqytet. Policia bën me dije se në pranga është vënë 22-vjeçari, Flavio Ismalaj ndërsa është shpallur...
15:18 | 19/11/2026

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen me paramendim të shtetasit Briken Sana, ngjarje e ndodhur...
14:21 | 19/11/2026

Aksident në rrugën “Zenel Murra” të Vlorës, benzi përplaset me motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Murra”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i...
13:30 | 19/11/2026