Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Demo jep lajmin: Rritje page me 27% për 8 174 inspektorë policie, çfarë parashikon buxheti 2027

    “Më mbajti peng 45 ditë dhe më për*hunoi”, rrëfimi tronditës i 34-vjeçares për Bledar Bakajn

    Parlamenti danez miraton paktin e mbrojtjes me SHBA-në, Groenlanda bëhet partnere në sigurinë e Arktikut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Publikohet videoja e vra*jes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon tri herë dhe largohet me monopatinë
    Aktualitet

    Publikohet videoja e vra*jes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon tri herë dhe largohet me monopatinë

    November 19, 2026

    Pamjet e atentatit ndaj shqiptarit Luka Beqiraj në Spanjë janë bërë publike, duke dokumentuar momentin kur autori i afrohet tavolinës ku 39-vjeçari nga Vlora po qëndronte me disa persona të tjerë dhe hap zjarr në drejtim të tij.

    Vrasja ndodhi më 10 nëntor, pak para orës 13:00, në tarracën e një lokali brenda kompleksit sportiv Playa Flamenca Sport Club, në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes. Në video shihet autori që qëllon tri herë ndaj Beqirajt, ndërsa personat e tjerë të ulur në tavolinë largohen me vrap sapo dëgjohen të shtënat.

    Shihni videon e atentatit

    Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike. Beqiraj ndërroi jetë nga plagët e marra, ndërsa personi që kreu atentatin vijon të jetë në kërkim nga autoritetet spanjolle.

    Mënyra e organizimit të vrasjes ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një atentat me pagesë dhe larje hesapesh. Sipas mediave spanjolle, hetuesit po verifikojnë edhe lidhjet e mundshme të ngjarjes me rrjetet e krimit të organizuar që veprojnë në zonat bregdetare të Alicantes dhe Mursias. Deri më tani, motivi i vrasjes nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Luka Beqiraj ishte i njohur edhe për autoritetet shqiptare. Në vitin 2016 ai u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje. Tre vite më vonë, u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët shqiptaro-italian kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Në vitin 2020, drejtësia italiane e dënoi me 4 vite e 6 muaj burgim për përfshirje në veprimtari të lidhura me trafikun e narkotikëve.

    E kaluara e tij është një nga pistat që po rikthehen në vëmendje pas atentatit, ndërsa hetuesit spanjollë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e motiveve të vrasjes.

    monopatinë Publikohet spanjë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Demo jep lajmin: Rritje page me 27% për 8 174 inspektorë policie, çfarë parashikon buxheti 2027

    November 19, 2026

    “Më mbajti peng 45 ditë dhe më për*hunoi”, rrëfimi tronditës i 34-vjeçares për Bledar Bakajn

    November 19, 2026

    Parlamenti danez miraton paktin e mbrojtjes me SHBA-në, Groenlanda bëhet partnere në sigurinë e Arktikut

    November 19, 2026

    Publikohet videoja e vra*jes së Luka Beqirajt në Spanjë, autori e qëllon tri herë dhe largohet me monopatinë

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.