Krijohet koalicioni kundër piraterisë televizive, Armela Krasniqi tregon masat e ndërmarra nga AMA
Pirateria audiovizive vijon të mbetet një ndër sfidat e tregut mediatik, duke shkaktuar dëme financiare për operatorët e ligjshëm dhe duke cenuar të drejtat e transmetimit. Përballë këtij fenomeni, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismën për krijimin e Koalicionit kundër Piraterisë Audiovizive, me synimin për të bashkuar operatorët në identifikimin dhe luftimin e transmetimeve të paautorizuara.
Në kuadër të kësaj nisme, AMA ka krijuar edhe një platformë elektronike, të quajtur PENPA, për raportimin dhe ndjekjen e rasteve të piraterisë. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të masave kundër këtij fenomeni janë kryer 222 inspektime në terren, janë vendosur 11 gjoba dhe janë mbyllur 32 serverë të paautorizuar jashtë vendit.
“Kemi kryer 222 inspektime në terren, kemi vendosur 11 gjoba, 5 prej tyre për mosrespektim të të drejtave të transmetimit. Janë mbyllur 32 serverë të paautorizuar jashtë vendit, janë hequr 3 aplikacione, janë kryer tre sekuestrime të pajisjeve të përdorura nga piratët. TikTok ka hequr 2,776 video dhe foto që promovonin piraterinë televizive”, tha ajo.
Nisma synon të krijojë një mekanizëm të përbashkët për identifikimin, raportimin dhe ndjekjen e rasteve të piraterisë audiovizive, e cila dëmton operatorët e ligjshëm, cenon të ardhurat e tyre dhe pengon investimet në përmbajtje të reja.
Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
Nga orkidetë te “njëbrirëshi kinez”, simbolikat e dekorimit në takimim Putin-Xi-Trump
Kryeministri Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz
- 16:36 Rama ndan pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës: Hekurudha Durrës-Tiranë po i afrohet vijës së finishit
- 16:21 Ministeriali në Varshavë, ministri Karakaçi: Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, nënshkruam 2 marrëveshje
- 16:12 Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
- 16:07 Deputetët danezë miratojnë paktin e sigurisë së Groenlandës me SHBA-në
- 15:59 Nga orkidetë te “njëbrirëshi kinez”, simbolikat e dekorimit në takimim Putin-Xi-Trump
- 15:53 Ulja e lindshmërisë dhe martesat në moshë të madhe, Turqia do të shkurtojë kohëzgjatjen e studimeve universitare