Inter Miami hyn në fazën vendimtare të sezonit me objektivin për të konfirmuar dominimin në futbollin amerikan. Skuadra ku luan Lionel Messi kërkon të bëhet ekipi i parë pas LA Galaxy, që në vitet 2011 dhe 2012, që arrin të fitojë dy tituj kampionë radhazi në MLS.

Argjentinasi është sërish protagonisti kryesor, pasi e mbylli sezonin me 26 gola dhe 17 asistime, duke siguruar edhe një herë “Këpucën e Artë”. Përveç titullit, Messi ka në horizont edhe një rekord individual, atë të fitimit për herë të tretë radhazi të çmimit MVP.

Sfida e parë për mbrojtjen e kurorës do të jetë ndaj Columbus Crew, në stadiumin e Inter Miamit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb