Tri zyrtare nga Kosova diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në njoftimin e Facebook, thuhet se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi në nivel global.


“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë SHBA-së. Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Postimi i plotë: