Samiti në Kinë, sekuestrohen telefonat e gazetarëve që po udhëtojnë me Trumpin në Air Force One
Shtëpia e Bardhë ka sekuestruar telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One i cili u nis nga Kina disa orë më parë. Sekuestrimi është një masë shumë e pazakontë.
“Telefonat tanë po merren në këtë kohë për arsye sigurie”, tha një gazetar.
Air Force One u ngrit nga Aeroporti i Shenzhen në Kinë pak pas orës 18:45 sipas orës lokale pas samitit në Kinë dhe takimit trepalësh të presidentit Donald Trump me homologët e tij, Xi Jinping dhe Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë nuk ua sekuestroi telefonat gazetarëve gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Kinë në maj, vuri në dukje gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në një postim në X.
Ndërsa Trump pritet të kthehet direkt në SHBA pas samitit, masa e Shtëpisë së Bardhë mund të sinjalizojë diçka që nuk është njoftuar publikisht. Presidenti amerikan ka ngritur vazhdimisht mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në Azi.
Deputetët danezë miratojnë paktin e sigurisë së Groenlandës me SHBA-në
Nga orkidetë te “njëbrirëshi kinez”, simbolikat e dekorimit në takimim Putin-Xi-Trump
Ulja e lindshmërisë dhe martesat në moshë të madhe, Turqia do të shkurtojë kohëzgjatjen e studimeve universitare
- 16:48 Reforma zgjedhore, Peleshi i dërgon letër Komisionit të Venecias! Kërkon vizitë të raportuesve në Shqipëri
- 16:40 Krijohet koalicioni kundër piraterisë televizive, Armela Krasniqi tregon masat e ndërmarra nga AMA
- 16:36 Rama ndan pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës: Hekurudha Durrës-Tiranë po i afrohet vijës së finishit
- 16:21 Ministeriali në Varshavë, ministri Karakaçi: Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, nënshkruam 2 marrëveshje
- 16:12 Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
- 16:07 Deputetët danezë miratojnë paktin e sigurisë së Groenlandës me SHBA-në