Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë këtë të shtunë një takim me Asamblenë Socialiste të Tiranës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e lokalit “Xibraku”, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet për garën elektorale të 9 majit 2027.
Takimi vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, të mbajtur javën e kaluar, ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u caktuan si dy drejtuesit organizativë për Bashkinë e Tiranës.
Ogerta Manastirliu vijon të mbajë detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.
Mbledhja e së shtunës pritet të shërbejë për koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave organizativë në prag të zgjedhjeve lokale.