Mikel Ojarzabal po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme me fanellën e kombëtares së Spanjës.
Kapiteni i Real Sociedad ka konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e drejtuar nga Luis de la Fuente, duke e mbyllur vitin 2026 me plot 10 gola të shënuar.
Një statistikë që flet qartë për vazhdimësinë dhe peshën e tij në repartin ofensiv të La Roja-s.
Ojarzabal është shpallur golashënuesi më i mirë i Spanjës për të tretin vit radhazi, një arritje që konfirmon formën e tij të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare.
Gjithçka nisi në vitin 2024, kur sulmuesi realizoi 6 gola, mes të cilëve edhe atë vendimtar në finalen e Kampionatit Europian kundër Anglisë, duke ndihmuar Spanjën të fitonte trofeun.
Në vitin 2025, Ojarzabal e përmirësoi bilancin e tij, duke e çuar në 9 numrin e golave me kombëtaren. Ndërsa këtë vit ka shkuar edhe më larg, duke regjistruar plot 10 realizime.
Pra, tre vite radhazi në krye të listës së golashënuesve të Spanjës: 6 gola në 2024, 9 në 2025 dhe 10 në 2026.
Në historinë e kombëtares spanjolle, vetëm David Villa ka regjistruar shifra më të larta në një vit kalendarik.
Legjenda e sulmit realizoi 12 gola në vitin 2008 dhe 11 në vitin 2009.
Një rekord që tregon se Ojarzabal tashmë është pjesë e një grupi shumë të veçantë në historinë e La Roja-s.
© SYRI.net
PSV-ja ofron 2 milionë euro, por Napoli kërkon 7 për Kevin De Bruyne
Mudryk akuzon Federatën Ukrainase për dopingun: Substanca mund të ketë hyrë në trupin tim gjatë grumbullimit me kombëtaren
Alarm në futbollin shqiptar, 21 çështje të humbura në FIFA: Tirana dhe Dinamo në listëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: