Një javë pas Asamblesë, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, çfarë pritet të ndodhë

Një javë pas Asamblesë së PS që solli zhvillime brenda kampit socialist, kryeministri Edi Rama, mbledh këtë të shtunë, 21 nëntor, Asamblenë e Tiranës. Ai do të jetë i shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e sapoemëruar të Partisë Socialiste në kryeqytet, përkatësisht Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

Në fokus pritet të jetë organizimi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku patjetër Tirana është bashkia më e rëndësishme.

Të lidhura

None found

Me garën elektorale të 9 majit që po afrohet gjithnjë e më shumë, asambleja e javës së kaluar dhe mbledhja e kësaj të shtune shënojnë nisjen e organizimit të strukturave socialiste në kuadër të procesit elektoral, si dhe hapin e parë drejt emrave të mundshëm për të synuar drejtimin e 46 bashkive në vend.

Një javë më parë kryeministri Rama vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Partisë Socialiste të Tiranës, duke emëruar në vend të tij si bashkëdrejtues Ervin Demon dhe Albana Koçiun. Në të njëjtën mbledhje, Rama përjashtoi Elisa Spiropalin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti, duke e lënë anëtare të thjeshtë, po ashtu edhe avokatin e Veliajt, Plarent Ndreca.


Shtuar më 19.11.2026 17:37

Tags: ,
grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş