E enjte, 19 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Politikë

Socialistët “ndezin motorët”, Rama mbledh në fundjavë Asamblenë e PS të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Socialiste të Tiranës.

Gazetarja e Vizion PLus, Mola Luku, mëson se socialistët do të mblidhen në orën 11:0 në ambientet e Xibrakut.

Ky takim i Asamblesë së PS-së në Tiranë vjen një javë pas Asamblesë Kombëtare, ku socialistët deklaruan ndezjen e motorëve elektoralë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Në këtë mbledhje, Asambleja e PS-së në Tiranë vjen me disa ndryshime. Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të vijnë në cilësinë e bashkëkryetarëve, ndërkohë që në këtë mbledhje nuk do të jetë Elisa Spiropali, e shkarkuar nga të gjitha forumet drejtuese një javë më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.