Verdheblutë kanë regjistruar një mesatare prej 13.8 gjuajtjesh për ndeshje në kampionat, duke treguar se janë një skuadër që arrin të krijojë volum në fazën sulmuese. Nga këto tentativa, 38% kanë përfunduar në kuadratin e portës, ndërsa 62% kanë qenë jashtë kuadratit.

Një tjetër e dhënë interesante lidhet me pozicionin nga ku provojnë futbollistët e Elbasanit. 44% e gjuajtjeve janë realizuar brenda zonës së rreptësisë, ndërsa 56% nga jashtë saj. Ndërkohë, 0.92 gjuajtje për ndeshje janë bllokuar nga kundërshtarët. Këto statistika tregojnë se Elbasani arrin të prodhojë raste dhe të provojë shpesh drejt portës, por përqindja e gjuajtjeve në kuadrat dhe konkretizimi mbeten elemente ku skuadra mund të përmirësohet.

EFIKASITETI – Elbasani ka shënuar gjithsej 13 gola në kampionat, me një mesatare prej 1.18 golash për ndeshje. E njëjta shifër rezulton edhe në repartin difensiv, pasi verdheblutë kanë pësuar po 13 gola, gjithashtu me një mesatare prej 1.18 golash për ndeshje. Këto statistika tregojnë një bilanc të barabartë mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar, ndërsa skuadra e Glen Dajës synon të përmirësojë prodhimin ofensiv për të marrë më shumë pikë në ndeshjet e ardhshme.

ECURIA POZITIVE NDAJ DINAMOS – Elbasani ka disa statistika pozitive në prag të përballjes me Dinamon, të cilat i japin besim skuadrës së Glen Dajës. Verdheblutë kanë regjistruar 6 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi në kampionat, ndërsa në 20 takimet e fundit si pritës në Superiore kanë dalë të pamposhtur në 18 prej tyre, një ecuri prej 90%.

Edhe përballjet direkte me Dinamon ofrojnë të dhëna interesante. Elbasani ka fituar 3 ndeshjet e fundit shtëpiake ndaj kryeqytetasve, duke mos pësuar gol në asnjërën prej tyre. Për më tepër, verdheblutë kanë arritur të shënojnë të paktën një gol në 8 përballjet e fundit me Dinamon në kampionat. Ndërkohë, 3 takimet e fundit mes dy skuadrave janë mbyllur me mbi 2.5 gola. Këto statistika krijojnë një tablo pozitive për Elbasanin, që do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë një tjetër rezultat të mirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb