
Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të enjte në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), që u zhvillua në Berlin.
“Pikë së pari më lejoni të them se është një mundësi i mirë, për t’u mbledhur këtu në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh. Dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë”, tha Rama.
I pyetur se cila ishte ndjesia e tij kur sheh Presidentin Putin, Presidentin Xi dhe Presidentin Trump, Rama u shpreh: Përse duhet të kem ndjenja?
“Përsëri, e thash edhe në deklaratën hyrëse se ishte diçka që duhej të ndodhte dhe që më në fund ndodhi, që Europa vendosi të ketë një grup në frontin e parë, i cili do të përfaqësojë Europën në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që nuk e kemi bërë këtë që në fillim. Ose, le të themi, në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre dhe tani kjo ka rifilluar, me shpresë, dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai.