Zyrtarë të BE-së, konkretisht të Komisionit Europian, ndërhyrja kibernetike u zbulua më 22 tetor dhe u konfirmua zyrtarisht më 26 tetor, pas përfundimit të një hetimi paraprak. Shumica e shërbimeve informatike të prekura janë rikthyer tashmë në funksion.
Deri më tani, Komisioni Evropian deklaron se nuk ka konstatuar asnjë të dhënë që të tregojë për rrjedhje të informacioneve lidhur me personelin e tij.
I pyetur për origjinën dhe autorët e sulmit, zëdhënësi i Komisionit bëri të ditur se hetimet janë ende në zhvillim.
“Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me përfundimet që dalin gjatë hetimit”, theksoi ai.
Ad
Sipas zëdhënësit, kjo fushatë kibernetike është pjesë e një konteksti më të gjerë të incidenteve të kryera përmes përdorimit të inteligjencës artificiale në shkallë globale.
Për sulmin ndaj Komisionit është përdorur një mjet i inteligjencës artificiale sipas interpretimit të ekspertit.
