Qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës dytësore Tiranë-Durrës do të bllokohet mbrëmjen e kësaj të enjteje. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë kufizim të përkohshëm të lëvizjes së automjeteve për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjës së Laknasit. Bllokimi nis mbrëmjen e kësaj të enjte në orën 22 dhe do të vijojë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes.