Një 45-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Në kuadër të një operacioni të koordinuar mes Policisë së Shtetit, Interpolit dhe autoriteteve italiane, në pranga ka rënë Aldo Doçaj.
Ai u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.
Sipas informacioneve, 45-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane dhe i kanë mbetur edhe pesë vite burg për të vuajtur. Për këtë arsye, ndaj tij ishte lëshuar urdhër për kapjen dhe ekstradimin drejt Italisë.
Pas arrestimit, Doçaj do t’i nënshtrohet procedurave ligjore, ndërsa pritet të vijojë procesi për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
