Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë regjistruar përpara Kryeministrisë, gjatë protestës së sotme.

Situata u tensionua pas ndërhyrjes së efektivëve për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë dhe refuzuan të largoheshin nga rruga, duke shkaktuar përplasje fizike me efektivët.

Protestuesit kanë thirru në kor “Dorëheqje”, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Top Channel