• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës i duhet një kandidat i përbashkët për të fituar opozitën

by Mero Baze
19/11/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debatet mbi unifikimin rreth një kandidati të mundshëm të partive të reja me PD në Tiranë, kanë nxjerrë në pah dy tendenca.

E para është ajo e Berishës, për një kandidat të përbashkët të mbështetur nga partia Demokratike. Për Berishën ky është një opsion shpëtimtar, jo se mund të fitojë Tiranën, por s’ka mundësi të fshehë rënien e mundshme të PD apo ngritjen e mundshme të aleatëve të tij, të futur nën siglën e një kandidati.

Në skenën politike shqiptare Sali Berisha është një nga politikanët më të aftë për të ndërtuar marrëveshje politike dhe sidomos koalicione. Ai ka parimin që pavarësisht se kush e kandidon, fituesi është i tij, dhe nuk humbet kohë me vogëlsira apo refuzim kërkesash jo logjike të partive të vogla.

Në rastin konkret, ai e ka të qartë se një kandidat i përbashkët, qoftë dhe pa Arlind Qorrin, do t’ia rriste rëndësinë PD në opozitë, por mbi të gjitha do t’i jepte fund mospranimit të saj. Më shumë se sa për të fituar zgjedhjet, Berishës i duhet një kandidat i përbashkët për të fituar opozitën.

Poshtërimi që atij i bëhet duke e zbritur nga protesta, është i padrejtë por dhe i pakorrigjueshëm nëse vazhdon pasi rrezikon ta nxjerrë PD nga skena politike.

Për këtë arsye thirrja e tij për një kandidat të përbashkët, është një thirrje që ai të pranohet nga opozita dhe të bashkohen në një aksion të përbashkët. Qëllimi i tij nuk janë zgjedhjet lokale, por që të shkohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një koalicion të ri real opozitar, që mund t’ia rrisë peshën opozitës në zgjedhje.

Në këtë pikë, ai ka opsionin më logjik dhe më të efikas për të rritur opozitën dhe për të shmangur degradimin e PD si parti e vjetër opozitare për shkak të tij.

Ndoshta ai është gati që dhe kandidati të mos jetë i PD, por i mbështetur nga PD.

Ky koalicion nuk do të ndërtohet mbi premtime se çfarë fitojnë ata nga bashkitë, por nga lista e përbashkët që ai duhet të tolerojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, konkretisht se sa vende do t’i lërë në listë Shehaj, Lapajt dhe atyre fraksioneve të “flamingove” që do ta pranojnë atë.

Arlind Qorri nuk ka shans të jetë pjesë e këtij koalicioni dhe në fakt nuk i duhet. Ai më vete i prish më shumë punë PS se sa ndihmon PD dhe koalicionin e saj.

Gjithë investimi është se si të shmanget agresiviteti i partive të tjera kundër PD dhe si të integrohen ato nën udhëheqjen e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjetër kandidati i opozitës ashtu siç dhe kandidati i Partisë Socialiste duhet të jenë figura me peshë që të shikohen nga opinioni publik si elitë e re politike për Shqipërinë.

Kështu që skenari më pozitiv për opozitën është një koalicion i gjerë i Berishës me çdo parti tjetër përveç Qorrit, parti e Qorrit me fraksionet e tjera të majta të flamingove dhe Partia Socialiste.

Shanset më të mëdha natyrisht i kanë socialistët, por rasti nuk e ka problem fitoren, por atë që do të fitojë Bashkinë.

Edi Rama duhet ta fitojë Tiranën ose me një figurë politike të fortë të partisë së tij, që socialistët ta shikojnë si njërin e tyre, ose me një figurë të re që socialistët ta shikojnë si shpëtimtarin e tyre.

Pra kandidati i opozitës duhet të jetë një sfidant i Edi Ramës, ndërsa kandidati i Edi Ramës një figurë që njerëzit mund ta shikojnë dhe si një udhëheqës me ndikim në vitet në vazhdim.

Vetëm kjo skemë i kthen zgjedhjet lokale në një test real për të ardhmen e politikës në Shqipëri. Skenari tjetër është që të dy partitë e mëdha të fshihen vetëm nga testimi. Në këtë rast, Berisha do të shpërndajë koalicionet, do të ketë tre ose katër kandidatë nga opozita ndërsa Edi Rama mund të bëjë sikur është i pa shqetësuar dhe ta fitojë Tiranën me këdo prej socialistëve që i ka ngelur pa u rrezikuar nga drejtësia.

Kështu pas zgjedhjeve askush nuk di të thotë më, nëse PS ka rënë apo opozita është ngritur pasi nuk do të ndryshojë asgjë.

Të dy skenarët i ka në dorë opozita. Nëse ajo ndjek skenarin e parë, pra atë të unifikimit rreth PD të partive të tjera përveç Qorrit, ata mund të testojnë realisht fuqitë elektorale të opozitës pas protestave duke e vënë Edi Ramën në vështirësi për të zgjedhur dikë që njerëzit besojnë se e qeveris Tiranën dhe pa telefonuar çdo mëngjes Edi Ramën.

Në rast se Berisha ka vendosur të hakmerret ndaj atyre që s’e pranojnë, pastaj kemi skenarin dy, ku askush nuk ka nevojë të bëjë asgjë se nuk do të ndryshojë asgjë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Berishës i duhet një kandidat i përbashkët për të fituar opozitën

November 19, 2026

Socialistët “ndezin motorët” e fushatës për zgjedhjet vendore, Rama mbledh në fundjavë Asamblenë e PS të Tiranës! Çfarë pritet të ndodhë

November 19, 2026
Traktati i Anëtarësimit, Brukseli e ka ndarë mendjen, Shqipëria në BE!

Traktati i Anëtarësimit, Brukseli e ka ndarë mendjen, Shqipëria në BE!

November 19, 2026
Plagosja me mjete prerëse e një të burgosuri, drejtoresha e Burgjeve vizitë kontrolluese në qelitë e Durrësit!

Plagosja me mjete prerëse e një të burgosuri, drejtoresha e Burgjeve vizitë kontrolluese në qelitë e Durrësit!

November 19, 2026
Komisionerit të BE për Shëndetësinë i hedhin hi mbi kokë në Bruksel, aktivistët: Hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticide! (VIDEO)

Komisionerit të BE për Shëndetësinë i hedhin hi mbi kokë në Bruksel, aktivistët: Hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticide! (VIDEO)

November 19, 2026
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, ja kur zhvillohet “Topi i Artë 2026” shqiptar!

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, ja kur zhvillohet “Topi i Artë 2026” shqiptar!

November 19, 2026
Presidenti Trump bleu në shtator aksione të “Nvidia” me vlerë 265 mijë dollarë!

Presidenti Trump bleu në shtator aksione të “Nvidia” me vlerë 265 mijë dollarë!

November 19, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Sali Berisha, Çurçilli dhe një marrëveshje mes armiqsh

November 19, 2026
Samiti i Berlinit për sigurinë, Kancelari Merz: Rezultati i luftës në Ukrainë do të formësojë sigurinë e Evropës për një kohë të gjatë, mbështetje Kievit

Samiti i Berlinit për sigurinë, Kancelari Merz: Rezultati i luftës në Ukrainë do të formësojë sigurinë e Evropës për një kohë të gjatë, mbështetje Kievit

November 19, 2026
“Financim deri në 90 mijë euro për bizneset inovative”- Ministrja Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në vitin 2027!

“Financim deri në 90 mijë euro për bizneset inovative”- Ministrja Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në vitin 2027!

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In