Vazhdojnë përplasjet dhe tensionet mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë.

Efektivët shtyjnë protestuesit drejt trotuarve, në zbatim të aktit normativ, që nuk lejon qytetarët të protestojnë as paqësisht në bulevard. Qytetarët janë shprehur se akti normativ është i paligjshëm.

Një nga protestuesit, flamurmbajtësi i bën thirrje Policisë që mos shtyjë, që mos përdhosë flamurin kombëtar, për 2500 euro.

“Krejt tradhtarë jeni. E përdhosni flamurin për 2500 euro. Kujt i shërbeni. Si nuk u vjen turp more”, ishin thirrjet e qytetarëve ndaj efektivëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: