Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Rama ndan pamje nga pritja e kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Samiti

Botë | 6 minuta më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë këtë të enjte në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing) në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Në kuadër të këtij angazhimi diplomatik, kreu i qeverisë shqiptare publikoi në rrjetet e tij sociale një galeri fotografish nga Kancelaria Federale, të shoqëruara me shënimin: “Sot në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’”.

Gjatë prononcimit për mediat në mbërritje në kryeqytetin gjerman, Rama e vlerësoi samitin si një moment të rëndësishëm në zhvillimet aktuale gjeopolitike. Ai veçoi rolin kyç të vendimeve të marra më herët në Dublin për unifikimin e qasjes diplomatike të kontinentit, duke vlerësuar se krijimi i një grupi përfaqësues që flet në emër të të gjithë Evropës përbën një kthesë të nevojshme në raportet me Moskën.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme