Basketbollisti Robert Shestani zbulon ambiciet e Vllaznisë: Objektivi është titulli kampion
I ftuar në një lidhje live në emisionin “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollarin, basketbollisti i Vllaznisë, Robert Shestani, foli për objektivat e skuadrës shkodrane në këtë sezon, në një kampionat ku gara për titull pritet të jetë e fortë.
Shestani u ndal te përballja e radhës me Skënderbeun, ndërsa vlerësoi se këtë sezon disa skuadra janë në nivele të përafërta dhe kanë pretendime për të shkuar deri në fund të kampionatit.
Basketbollisti shkodran komentoi edhe numrin e lojtarëve të huaj në kampionatin shqiptar, duke ngritur shqetësimin për hapësirat që u krijohen basketbollistëve vendas dhe ndikimin që kjo ka në zhvillimin e ekipit kombëtar.
“Starti ishte shumë i mirë. Lojtarët e rinj që u afruan në ekip arritën të përshtaten shumë shpejt me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtarët e huaj që erdhën para fillimit të sezonit u përshtatën shumë shpejt edhe me taktikën e trajnerit, profesor Eni Llazani, i cili ka bërë një punë shumë të madhe, duke arritur të ndërthurë lojtarët e huaj me lojtarët shqiptarë dhe të krijojë grupin. Fillimi ishte shumë i mirë, duke pasur parasysh se në gjashtë takime kemi po aq fitore. Ndeshja e radhës është kundër Skënderbeut, një ekip pretendent dhe i fortë, që në fushën e vet është shumë i vështirë për t’u mundur. Megjithatë, ekipi ynë po i merr të gjitha masat për të shkuar atje dhe për të fituar. Këtë vit të gjitha ekipet janë pothuajse në të njëjtin nivel. Nuk mund të veçosh as Vllazninë, pavarësisht se jemi në vend të parë me gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Besëlidhja është një nga pretendentet kryesore. Janë edhe Teuta dhe Kamza, ekipe që pretendojnë të shkojnë sa më larg në kampionat. Në aspektin personal pres fitimin e titullit kampion. Pastaj është edhe Kupa e Shqipërisë, që zhvillohet në janar dhe pse jo, edhe aty do të jemi pretendentë. Por fillimisht jemi të përqendruar te ndeshjet e kampionatit, t’i marrim me radhë dhe të arrijmë të bëjmë shtatë ndeshje, shtatë fitore, duke nisur nga kjo fundjavë”, tha ai.
Me pesë tituj kampionë të fituar gjatë karrierës, Shestani synon të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e tij, këtë herë me fanellën e Vllaznisë.
Vllaznia kryeson aktualisht kampionatin me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, ndërsa këtë fundjavë do të përballet me Skënderbeun.
Ndryshime te Teuta, Edmond Jazexhi emërohet Drejtor Sportiv i volejbollit të femrave
Goli ndaj Finlandës, Fatjon Baze: Muçi aset i pashfrytëzuar i Shqipërisë, i është ngrënë haku por nuk foli kurrë
Maran dhe Ismajli: Gati për Finlandën, objektivi është vendi i parë
- 18:51 Sulmi pranë ambasadës holandeze në Kiev, Holanda thërret ambasadorin rus
- 18:35 Protestë para Kryeministrisë, policia kërkon spostimin e qytetarëve! Tensione mes protestuesve dhe efektivëve
- 18:30 Kompany flet për gjendjen e tij shëndetësore: Ishte shumë intensive, tani jam mirë
- 17:54 Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare
- 17:47 Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë
- 17:37 Maran intervistë për median italiane: Shqipëria e dashuron Kombëtaren, objektivi kualifikimi në EURO 2028