Milan Radoiçiç, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, në veri të Kosovës, I është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë duke u shpallur kërcënim për sigurinë kombëtare. Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare. Sipas burimeve të sigurisë, Milan Radoiçiç, vendimi u mor katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor. Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës. Vendimi për ndalimin e hyrjes së Radoiçiç në territorin e Bosnjes, vjen në kohën kur vendndodhja e tij mbetet e panjohur.