Sponsorizimi i sportit, Braçe: Mbështesni librin, u shërben dhe protestuesve

Kuvendi ka nisur diskutimet për ligjin e sponsorizimeve, ku kërkohet mbështetja e sportit. Deputeti i PS-së, Erion Brace theksoi se në të njëjtën formë duhet vepruar dhe për librin duke e cilësuar si një e mirë dhe për ata që gjuajnë me gurë në protestë.

Taulant Balla u paraqit ndryshe në komisionet parlamentare, ku me një top në dorë mbrojti ndryshimet në ligjin për sponsorizimet. Në Kuvend janë paraqitur dy nisma, një e qeverisë dhe tjetri i dy deputetëve Balla e Braçe. Nismat parashikojnë zbritjen nga tatimi mbi fitimin deri në 30% të shumës së sponsorizua.

Braçe solli në vëmendje rast konkret për shpenzimet e larta që bëhen nga ata që kanë pasion sportin. Ai kërkoi ndërhyrjen dhe në mbështetjen e librit, ku shigjetoi si pjesë të mazhorancës, por dhe të protestës. Për ministrin Blendi Gonxhja lehtësirat janë krijuar pas një rritje ekonomike në 3 mandatet e qeverisë së majtë.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri