Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, por duke ruajtur identitetet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, ky bashkim do të ketë një koncept të ri dhe do të ndryshojë nga koalicionet e krijuara në Shqipëri që prej vitit 1991.

Berisha theksoi se synimi është bashkëpunimi me çdo forcë politike, grup interesi apo faktor tjetër që e konsideron qeverisjen e Ramës si problemin kryesor të vendit.

Ai nënvizoi se ky koalicion do të krijohet duke ruajtur identitetin e secilës forcë politike, ndërsa nuk do të përjashtohen as grupimet që kanë qëndrime kundër Partisë Demokratike.

“Ne po punojmë, vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga çdo koalicion që është bërë nga 1991 deri më sot. Kjo do të thotë përpjekjen e ndershme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij. Një bashkim duke ruajtur të gjitha identitetet. Një bashkim edhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër PD-së”, u shpreh Berisha.

Kreu i demokratëve deklaroi se qëllimi i këtij bashkimi është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe krijimi i një qeverie që do të garantojë një kuadër të ri ligjor për zgjedhjet, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Sipas Berishës, në këto kushte, çdo forcë politike duhet të ketë mundësinë të testohet përpara qytetarëve, të cilët më pas do të vendosin me votë se kë konsiderojnë alternativën më të mirë.

I pyetur edhe për reformën zgjedhore, kryetari i PD-së tha se propozimet e paraqitura nuk përfaqësojnë vetëm kërkesat e Partisë Demokratike, por qëndrimin e të gjithë spektrit opozitar.

“Ato që kemi paraqitur ne janë kërkesa të të gjithë spektrit opozitar. E rëndësishme është që atyre t’u dalë zot i gjithë spektri opozitar”, deklaroi Berisha.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri