Një ngarkesë me speca nga Shqipëria është bllokuar në Kroaci, pasi ka rezultuar me prani shumë të lartë të nikelit, raporton Alert.
Njoftimi në RASFF është bërë me datën 16 nëntor.
Autoritetet kroate kanë marrë mostra në kufi për ngarkesën me speca nga Shqipëria dhe pas analizës, ka rezultuar se prania e nikelit ishte 0,780 mg/kg – ppm, ndërsa norma e lejuar është ≤ 0.40 mg/kg – ppm.
Nikeli gjendet natyrshëm në shumicën e perimeve, sepse ato e thithin atë nga toka përmes rrënjëve.
Përqendrimi i nikelit në perime varet drejtpërdrejt nga përbërja e tokës, përdorimi i plehrave kimike, uji për ujitje dhe ndotja industriale.
Kohët e fundit, çështja e nikelit në perime ka marrë vëmendje të madhe pas rasteve të bllokimit të eksporteve të perimeve (si specat) dhe frutave për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara.
Nikeli është një metal, i cili mund të shkaktojë si reaksione alergjike nga kontakti me të ashtu edhe çrregullime sistemike (urtikarie, ekzemë) dhe/ose shqetësime gastrointestinale.
Vetëm para tre ditësh u bllokua në Kroaci një ngarkesë me speca dhe limona nga Shqipëria.
Në fund të tetorit u bllokuan speca të kuq me pesticide chlorfenapyr mbi normat e BE-së.
Në fund të shtatorit u bllokuan dhe u asgjësuan speca jeshilë me origjinë nga Shqipëria. Edhe këtë herë shkak u bë prania e nikelit mbi kufirin e lejuar.
Kurse në qershor u bllokuan ngarkesa me speca të kuq për shkak të pranisë së lartë të pesticidit acetamiprid.
© SYRI.net
SYRI TV/ Rruga e Rrashbullit e pakalueshme, banorët: Rrezik për fëmijët, bashkia duhet të ndërhyjë
SYRI TV/ 5 muaj pa zgjidhje për ujin e pijshëm, banorët e Fushë-Buallit para bashkisë, Llatja nuk i pret
Vlogeri i njohur amerikan: Shqipëria më zhyti në depresion, Tirana është shëmtuar nga kullat që rrinë bosh