Një prej ngjarjeve më të shumëpritura të futbollit shqiptar, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, do të organizohet më 11 janar 2027.
Çështja u shqyrtua në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku u diskutuan hollësitë dhe organizimi i këtij spektakli, i cili u dedikohet plotësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj mbledhjeje, Komiteti Ekzekutiv dha miratimin për datën e eventit, teksa bisedimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, që pritet të bashkojë në një aktivitet emrat dhe figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Për të tretin vit me radhë, drejtimin e mbrëmjes gala do ta ketë moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë njëkohësisht producent artistik i aktivitetit. Krahas tij do të paraqitet moderatorja Lenida Halilaj.
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” do të transmetohet drejtpërdrejt nga TV Klan, që është partneri mediatik i kësaj ngjarjeje prestigjioze.





