‘FIFA nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve tona’/ Tetë anëtarë evropianë të Këshillit kërkojnë transparencë përmes një letre
Milani merr lajme të mira në prag të ndeshjes të së shtunës kundër Frosinones.
Mike Maignan, që u zëvendësua në fundin e pjesës së parë të ndeshjes me Turqinë për një problem në ije(ekzaminimet e mëpasshme përjashtuan dëmtimin), u stërvit rregullisht duke kryer një pjesë të seancës në palestër.
Portieri francez nuk shfaqi asnjë shqetësim, që do të thotë se ai do të jetë rregullisht në fushën e lojës për ndeshjen me Frosinonen. Një tjetër lajm të mirë, Milani e merr dhe nga Pavlovic i cili mungoi në ndeshjet e mëparshme me Ferencvaros dhe Genoan.
Mbrojtësi serb është rikuperuar nga problemi në veshka dhe Amorim mund ta aktivizojë në pjesën e dytë në një ndeshje që duhet fituar, në mënyrë që kuqezinjtë të mos humbasin kontaktin me kreun që tani është 5 pikë larg.
Top Channel