Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë këtë të entje në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Ëilling), që u zhvillua në Berlin. Para nisjes së takimit, Rama përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e grupit përfaqësues evropian që do të vazhdojë dialogun me Moskën. Pikë së pari më lejoni të them se është një mundësi i mirë, për t’u mbledhur këtu në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh. Dhe veçanërisht edhe pas asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Europës në një komunikim të mundshëm me Rusinë.