Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për zgjedhjet lokale të 9 majit

    Maran: Shqipëria e dashuron Kombëtaren, synojmë kualifikimin në EURO 2028

    Karakaçi në Ministerialin e Energjisë, Shqipëria firmos dy marrëveshje energjetike me SHBA-në, në fokus gazsjellësi rajonal dhe Skavica

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për zgjedhjet lokale të 9 majit
    Kryesore

    Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për zgjedhjet lokale të 9 majit

    November 19, 2026
    Nis Asambleja e Partisë Socialiste/ A do e shkarkojë Rama Veliajn sot?
    Kryeministri Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku në qendër të diskutimeve do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 9 majit, me fokus të veçantë garën për kryeqytetin.

    Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”, një javë pas takimit që Rama zhvilloi me Asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalëzit.

    Takimi i kaluar u përqendrua te organizimi për zgjedhjet, por u shoqërua edhe me debate dhe përplasje brenda Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali dhe avokatit Plarent Ndreca nga forumet drejtuese të partisë.

    Kërkesa për përjashtimin e tyre nga PS-ja nuk u hodh në votim. Pas takimit, sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Blendi Klosi, sqaroi se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese, por do të vijojnë të jenë anëtarë të partisë.

    Gjatë diskutimeve në Lalëz pati edhe kundërshtime nga disa figura të Partisë Socialiste, mes tyre Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe.

    Mbledhja e së shtunës pritet të rikthejë vëmendjen te organizimi elektoral i socialistëve në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse diskutimet do të shoqërohen edhe me zhvillime të tjera në strukturat e partisë.

    asambleja Edi rama Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për zgjedhjet lokale të 9 majit

    November 19, 2026

    Maran: Shqipëria e dashuron Kombëtaren, synojmë kualifikimin në EURO 2028

    November 19, 2026

    Karakaçi në Ministerialin e Energjisë, Shqipëria firmos dy marrëveshje energjetike me SHBA-në, në fokus gazsjellësi rajonal dhe Skavica

    November 19, 2026

    Anthropic synon rekordin në Wall Street, kompania e Claude vlerësohet deri në 1.5 trilion dollarë

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.