Fundi i historisë, zhgënjimi i Fukujamës si një leksion për frontin opozitar shqiptar

Fundi i historisë, zhgënjimi i Fukujamës si një leksion për frontin opozitar shqiptar

19:29, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Andej nga fundi i viteve ’80, një profesor pothuajse i panjohur në Amerikë publikoi një ese që do bëhej virale në mbarë botën perëndimore.

Eseja u publikua në një revistë të Uashingtonit dhe fliste për herë të parë për ‘fundin e historisë’.

Ky profesor quhej Francis Fukujama dhe teza e tij u përhap me shpejtësi. Sipas tij, komunizmi do të shembej së shpejti dhe pas rënies së tij, demokracia liberale dhe ekonomia e tregut dot ishin forma përfundimtare e organizimit politik sepse nuk ka një ideologji tjetër universale që premton më shumë liri, dinjitet dhe mirëqenie.

E shpjeguar me pak fjalë, sipas asaj që thoshte dikur Çërçilli, demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha formave të tjera që janë provuar.

Kjo për shkak se demokracia funksionon sipas rregullave të tregut. Kur qytetarët nuk e pëlqejnë ‘produktin’ që ofron qeveria, ata mund ta ndërrojnë me votë dhe të zgjedhin mes ‘produkteve’ të tjera që ofrojnë në opozitë.

Por entuziazmi që ofruan vitet e para të ‘fundit të historisë’, ia la shumë shpejt vendin zhgënjimit.

Madje ky zhgënjim erdhi duke u thelluar dhe vetë profesori Fukujuma përfundoi duke qenë nga të zhgënjyerit më të mëdhenj. Para disa kohësh, ai deklaroi se gjendja e demokracisë në botë është kaq e rëndë sa në mesin e viteve ’80.

Por çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe për të arritur në këtë përfundim dramatik?

Diktatorët evoluuan dhe kuptuan se mund të përdorin demokracinë për ta minuar atë nga brenda.

Mënyra më e mirë? Duke manipuluar zgjedhjet në përmasa industriale.

Vetëm disa muaj më parë, Shqipëria u shpall zyrtarisht si një autokraci elektorale nga organizata prestigjioze V-Dem.

Ky përcaktim, dhe zhgënjimi i Fukujamës, mund të shërbejë si leksioni bazë për të gjithë ata që duan dhe që nuk duan të bëhen pjesë e frontit opozitar në Shqipëri.

Kriza më e madhe e demokracisë në Shqipëri vjen për shkak se Edi Rama ka shkatërruar bazën e saj, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duke bllokuar rrotacionin politik, ai ka prodhuar të gjithë këtë tension në shoqëri, tension që ka shpërthyer në rrugë me protesta dhe revoltë.

Prandaj në qendër të nevojës për një front opozitar duhet të jetë rikthimi i zgjedhjeve të lira. Pa këtë, asgjë tjetër nuk ka vlerë dhe kuptim.

Nuk ka kuptim as për ata që thonë se duan të ndryshojnë sistemin. Sado e mërzitshme të duket (kështu besonte edhe Fukujama), ne e kemi sistemin. Problemi është se sistemin e ka deformuar Edi Rama në themelet e tij, tek vota e lirë.

“Gjëja e vetme që do të bëja është të votoja, sepse nëse ende ke një demokraci funksionale, ka ende një kontroll të rëndësishëm ndaj këtij lloj pushteti: kontrollin zgjedhor”, do shprehej Fukjuama në një intervistë.

Nuk ka gjë më të rëndësishme se kjo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco