Rusia ka pranuar të marrë pjesë në bisedime shumëpalëshe me vendet evropiane, sipas të dërguarit amerikan Jared Kushner. Deklarata u bë në përfundim të samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, ku liderët diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mundësitë për t'i dhënë fund luftës.
“Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh me evropianët. Rusia dhe Evropa duhet të rifillojnë të flasin me njëra-tjetrën”, deklaroi Kushner.
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump foli edhe për garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke thënë se ato do të bazohen te neni 5 i Traktatit të NATO-s.
“Besoj se kemi arritur që rusët të ndihen të qetë me këtë koncept”, tha Kushner. Ai shtoi se Trump është i hapur ndaj kësaj mundësie, por theksoi se një angazhim i tillë duhet të jetë në interes të Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se sanksionet ndaj Rusisë mund të hiqen gradualisht, por vetëm me kushte që garantojnë sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Ukraina duhet të jetë sovrane në një Evropë të sigurt. Duhet të ketë një marrëveshje për territoret përgjatë vijës së kontaktit dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të ndjekë rrugën e saj evropiane. Në këmbim, mund të mendohet heqja hap pas hapi dhe me kushte e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Merz.
Kancelari gjerman u shpreh i gatshëm për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, por kërkoi që ato të zhvillohen në një vend neutral, me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një mundësi.
“Reagan i tha Gorbaçovit ta rrëzonte murin. Ne i themi Putinit: Jepini fund kësaj lufte dhe lejoni të gjendet një zgjidhje diplomatike”, deklaroi Merz.
Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se negociatat duhet të ndjekin një rend të qartë: fillimisht garancitë e sigurisë për Ukrainën, më pas çështja e territoreve dhe në fund paqja.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se anëtarësimi në NATO është garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën dhe, sipas tij, për të gjithë Evropën. Ai falënderoi Bashkimin Evropian për 45 miliardë euro ndihma, si dhe partnerët që po mbështesin Kievin.
Në samit u përfshi përmes një telefonate nga avioni presidencial “Air Force One” edhe Donald Trump. Sipas agjencisë Bloomberg, presidenti amerikan u tha liderëve evropianë se biseda e tij me Putinin në Shenzhen kishte shkuar mirë dhe se do të ndihmonte për arritjen e paqes.
Por sipas mediave Politico dhe Welt, Trump kritikoi gjatë telefonatës miliardat e tjera të ndihmave për Ukrainën. Dy burime e përshkruan ndërhyrjen e tij si një shpërthim pakënaqësie, ndërsa një burim tjetër tha se kishte përdorur tone më të moderuara.
Në samitin e organizuar nga kancelari Merz morën pjesë mbi 30 liderë, mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff.
Gjatë takimit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes forcës, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kërkoi vazhdimin e furnizimit të Ukrainës me armë.
Samiti u zhvillua ndërsa Rusia vijoi sulmet ndaj Kievit. Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha njoftoi se ishin dëmtuar ambasadat e Austrisë dhe Holandës, ndërsa mbetje dronësh kishin rënë edhe në territorin e Ministrisë së Jashtme ukrainase.
“Në Shenzhen, Putin u paraqit si një lider botëror. Në të vërtetë, ai është një kriminel dhe terrorist i nivelit botëror dhe duhet të trajtohet si i tillë”, deklaroi Sybiha.
Rusia ka pranuar të marrë pjesë në bisedime shumëpalëshe me vendet evropiane, sipas të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Në deklaratat e bëra gjatë samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Kushner foli edhe për garancitë e sigurisë që po diskutohen për Ukrainën, duke thënë se ato do të bazohen te neni 5 i Traktatit të NATO-s që parashikon mbrojtjen kolektive, sipas së cilës një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleatëve.
“Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh me evropianët. Rusia dhe Evropa duhet të rifillojnë të flasin me njëra-tjetrën. Nuk e kanë bërë këtë prej katër vitesh. Çdo garanci sigurie për Ukrainën do të bazohet te neni 5 i Traktatit të NATO-s. Besoj se kemi arritur që rusët të ndihen të qetë me këtë koncept..Besoj se presidenti është i hapur ndaj kësaj perspektive, por duhet të jetë në interes të Amerikës, sepse dhënia e një garancie sigurie të bazuar te neni 5 është një angazhim shumë i madh për ne”, theksoi Kushner
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Evropa është e gatshme të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, por kërkoi që negociatat të zhvillohen në një vend neutral.
“Sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me Rusinë. Duhet të gjejmë një vend neutral. Është e qartë se duhet të flasim me njëri-tjetrin, sepse duam një zgjidhje diplomatike””, tha Merz.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se përpara çdo marrëveshjeje paqeje duhet të zgjidhet çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën.
“Nuk i kemi ndërprerë kontaktet me palën ruse. Kemi qenë gjithmonë në kontakt me autoritetet ruse, nëse mund ta them kështu. Ukraina po reziston në një situatë kritike. Kemi nevojë për garanci sigurie. Më pas duhet të trajtohet çështja e territoreve dhe vetëm pas kësaj paqja. Duhet t'i trajtojmë çështjet sipas rendit të duhur”, deklaroi Macron nga Berlini.
.jpeg)
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi në përfundim të samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin se sanksionet ndaj Rusisë mund të hiqen gradualisht, por vetëm me kushte që garantojnë sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Ukraina duhet të jetë sovrane në një Evropë të sigurt. Duhet të ketë një marrëveshje për territoret përgjatë vijës së kontaktit dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të ndjekë rrugën e saj evropiane. Në këmbim, mund të mendohet heqja hap pas hapi dhe me kushte e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Merz.
Ai kundërshtoi një marrëveshje pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës, duke theksuar se “një format si ai i Jaltës nuk do t'i shërbejë paqes”. Duke iu referuar takimit të Trump, Xi dhe Putin në Shenzhen, kancelari tha se negociatat mund të kenë sukses vetëm me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Evropës.
“Reagan i tha Gorbaçovit ta rrëzonte murin. Ne i themi Putinit: Jepini fund kësaj lufte dhe lejoni të gjendet një zgjidhje diplomatike”, deklaroi ai.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se e ardhmja e sigurisë evropiane do të varet nga zhvillimet dhe rezultati i luftës në Ukrainë.
Në një postim në rrjetin X, gjatë samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Merz theksoi se pasojat e këtij konflikti do të ndikojnë për një kohë të gjatë në sigurinë e kontinentit. “Rezultati i kësaj lufte do të ndikojë në sigurinë e Evropës për shumë kohë në vijim. Së bashku me partnerët tanë, vazhdojmë të mbështesim paqen në Ukrainë. Për këtë arsye jemi mbledhur sot në Koalicionin e Vullnetmirëve”, shkroi kancelari gjerman.

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë të mbledhur në Berlin për samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”, duke i informuar për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas agjencisë Bloomberg, e cila citon burime, Trump u ka thënë liderëve se takimi me Putinin në Shenzhen të Kinës shkoi mirë dhe se do të ndihmojë për arritjen e paqes në Ukrainë.
Gjithashtu mediat raportojnë se gjatë telefonatës Trump ka kritikuar fondet shtesë për Ukrainën.
Në një intervistë për NBC, presidenti amerikan deklaroi se nuk do të merrte “asnjë vendim përfundimtar për luftën në Ukrainë pa Zelenskyn”.
Duke folur për takimin me Putinin, Trump tha se presidenti rus ishte “jashtëzakonisht i irrituar” nga sulmet ukrainase ndaj urës së Krimesë, duke e cilësuar këtë reagim “të kuptueshëm”.
.jpeg)
Ambasadat e Austrisë dhe Holandës në Kiev janë dëmtuar nga sulmet ruse të kësaj të enjteje ndaj kryeqytetit ukrainas. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, njoftoi se një dron rus ka goditur pranë ambasadës holandeze, ndërsa dëme ka pësuar edhe ajo austriake.
Duke dënuar sulmet, Sybiha iu drejtua edhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Shenzhen të Kinës. “Në Shenzhen, Putin u paraqit si një lider botëror. Në të vërtetë, ai është një kriminel dhe terrorist i nivelit botëror dhe duhet të trajtohet si i tillë”, deklaroi ministri ukrainas.
Ai bëri të ditur gjithashtu se mbetje të dronëve rusë kishin rënë në territorin e Ministrisë së Jashtme ukrainase.
“Do t'i shtojmë në koleksionin tonë muzeal. Ndërsa terroristëve rusë, shërbimi ynë diplomatik u dërgon një mesazh të thjeshtë dhe aspak diplomatik: Shkoni pas anijes luftarake ruse, maskarenj! Nuk do të arrini kurrë ta frikësoni diplomacinë ukrainase”, shkroi Sybiha në rrjetin X. Ai shprehu solidaritet me diplomatët austriakë dhe kërkoi një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj sulmeve ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar liderët pjesëmarrës në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, ku po diskutohen masa të tjera për mbështetjen e Ukrainës. Në një postim në rrjetin X, Zelensky kërkoi që vendimi i Bashkimit Evropian për t'i dhënë Ukrainës 45 miliardë euro për nevojat buxhetore të zbatohet sa më shpejt. “Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore, veçanërisht përmes programit PURL, të përgatisim një paketë dimërore me raketa për kapjen e raketave balistike dhe të zhvillojmë kapacitete të reja mbrojtëse që mund t'i ndërtojmë së bashku me Evropën”, deklaroi ai. Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se në takim po diskutohen edhe nisma diplomatike për arritjen e një paqeje dinjitoze. “Falënderoj të gjithë partnerët që marrin pjesë sot në takimin tonë të Koalicionit të Vullnetmirëve”, shkroi Zelensky.
Jared Kushner, dhëndri dhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, e ka cilësuar “shumë produktiv” takimin e zhvilluar këtë të enjte me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Günter Sautter.
Në një postim në rrjetin X, Kushner bëri të ditur se i kishte informuar përfaqësuesit gjermanë mbi bisedimet e Trump në Kinë dhe përpjekjet e fundit për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
“Vazhdojmë të punojmë në koordinim të ngushtë me Gjermaninë, Ukrainën dhe partnerët tanë evropianë për të përafruar qëndrimet dhe për t'u përgatitur për raundin e ardhshëm të negociatave”, shkroi ai.
Kushner e cilësoi Merz si “një mbështetës të fortë të paqes në Ukrainë dhe të një aleance të qëndrueshme euroatlantike”, duke vlerësuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tij për t'i dhënë fund “kësaj lufte të tmerrshme” dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e të begatë për Ukrainën dhe Evropën.










Komente
Komento