Fuego, banori i Big Brother VIP Kosova, ka ndarë ndjenjat e tij për largimin e Olechkës, duke pranuar se i mungon dhe se synon ta takojë sapo të përfundojë rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Gjatë një bisede me Kledjën, ai u shpreh se nuk e kishte parashikuar që Olechka do të dilte nga loja në atë mënyrë, pasi asaj ende i kishte mbetur kohë për të vazhduar garën, raporton Klankosova.tv.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se dëshiron një takim ballë për ballë me të jashtë shtëpisë për të sqaruar gjërat, duke treguar se të dy kishin lënë vend për një bisedë të tillë.
“Më mungon Olechka. Kjo është hera e parë që nuk ma ka marrë mendja se del kështu, se ka pasur kohën për me dalë. Kismet, kur të dal, do të takohem me të dhe do të sqarohem. Kemi lënë hapësirë për aq. Nuk kisha ardhur me u lidh këtu”, ka thënë Fuego.







