Iu dëmtuan ambasadat në Kiev nga sulmet ruse, Shqipëria shpreh solidaritet me Holandën dhe Austrinë

19 Nëntor 2026 | 20:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Holandën dhe Austrinë, pasi ambasadat e këtyre dy vendeve në Kiev u dëmtuan nga sulmet ruse me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas këtë të enjte.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha dënoi sulmet, duke theksuar se ato nuk janë incidente të izoluara. Sipas tij, goditjet e përsëritura ruse kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë.

“Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare.

Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus”, shkruan Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, Rama: Po të bien pantallonat po ik tani

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha...
11:13 | 18/11/2026

Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, zhvilluan një takim kokë më kokë në Shenzhen, një ditë përpara samitit të parë...
07:24 | 18/11/2026

Administrata Trump bllokon aksesin e Kinës në çipat e inteligjencës artificiale

Administrata Trump ka njoftuar se po ecën përpara me miratimin e rregulloreve të reja që synojnë kufizimin e aftësisë së Kinës për të fituar akses...
16:18 | 16/11/2026